UBT News

Stoltenberg i kërkon Koresë së Jugut të lejojë eksportet e drejtpërdrejta të armëve në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të hënën i kërkoi Koresë së Jugut të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos eksportuar armë në vendet në konflikt, në mënyrë që të mund të ndihmojë Ukrainën.

“Unë i bëj thirrje Republikës së Koresë që të vazhdojë dhe të përshpejtojë çështjen specifike të mbështetjes ushtarake”, tha ai pas një fjalimi në Institutin Chey për Studime të Avancuara në Seul.

“Disa aleatë të NATO-s, të cilët e kishin si politikë që të mos eksportojnë kurrë armë në vendet në konflikt, e kanë ndryshuar atë politikë tani”, tha Stoltenberg, duke përmendur Gjermaninë, Norvegjinë dhe Suedinë e cila aplikoi për anëtarësim në NATO, si shtete që kanë ndryshuar politikat e tyre të eksportit të armëve për të ndihmuar Ukrainën.

“Pas pushtimit brutal të Ukrainës, këto vende ndryshuan politikën e tyre sepse e kuptuan se kur je duke u përballur me një pushtim brutal ku një fuqi e madhe, siç është Rusia, pushton një tjetër në mënyrë flagrante siç e kemi parë në Ukrainë, nëse besojmë në liri, nëse besojmë në demokraci, nëse nuk duam të fitojë autokracia dhe tirania, atëherë atyre u duhen armë”, deklaroi ai tutje.

Javën e kaluar Gjermania tha se do të dërgojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version