UBT News

Stoltenberg do të udhëtojë në Ankara për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO

Photo de Jens Stoltenberg à Oslo. /Photo prise le 1er juin 2023 à Oslo, Norvège/REUTERS/Hanna Johre

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se do të udhëtojë në Ankara për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO në “të ardhmen e afërt”.

Shefi i aleancës së mbrojtjes tha se mesazhi i tij për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan do të ishte se është në interes të të gjithë NATO-s që Suedia t’i bashkohej grupit.

“Kam folur me Presidentin Erdogan në fillim të kësaj jave… dhe do të udhëtoj gjithashtu në Ankara në të ardhmen e afërt për të vazhduar të trajtoj se si mund të sigurojmë pranimin sa më të shpejtë të Suedisë”, tha ai.

Ai vazhdoi duke thënë se të gjithë aleatët e NATO-s ranë dakord që Ukraina do të bëhej anëtare e aleancës me kohë.

“Të gjithë aleatët pajtohen se Moska nuk ka të drejtën e vetos kundër zgjerimit të NATO-s” shtoi ai.

“Ne po lëvizim, aleatët bien dakord që Ukraina do të bëhet anëtare”./UBTNews/

Exit mobile version