Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të furnizojnë Ukrainën me më shumë armë, sipas një interviste të publikuar të premten.
“I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në të gjitha interesat tona të sigurisë të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë dhe (Presidenti rus Vladimir) Putin të mos fitojë”, i tha Stoltenberg agjencisë gjermane të lajmeve DPA.
Ai tha se është ndoshta edhe më e rëndësishme që Ukraina të furnizohet me municion të mjaftueshëm për sistemet tashmë të vendosura, duke shtuar se nevoja për municion dhe pjesë këmbimi është “shumë e madhe”./UBTNews/