Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se nuk ka asnjë tregues se sulmi me raketa në Poloni ishte “i qëllimshëm”.
“Nuk ka asnjë indikacion se Rusia po përgatit veprime ushtarake sulmuese kundër NATO-s”, tha ai në mbledhjen e ambasadorëve të NATO-s.
Stoltenberg tha se hetimet janë duke u zhvilluar dhe duhet të priten rezultatet.
Mbledhja e ambasadorëve të NATO-s në Bruksel u thirr me kërkesë të Polonisë, anëtare e aleancës./UBTNews/