Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg anuloi vizitën e tij në Gjermani dhe Rumani për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, deklaroi një zyrtar të enjten.
Stoltenberg “është diagnostikuar me herpes zoster, i cili mund të shfaqet pas COVID-19 dhe po punon nga shtëpia”, tha një zyrtar për Anadolu Agency në kushte anonimiteti.
Stoltenberg do të zhvillojë bisedë nga distanca me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe me ministren e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, të enjten.
Shefi i NATO-s rezultoi pozitiv me COVID-19 muajin e kaluar. Sipas zyrës së tij, ai kishte simptoma të lehta dhe u karantinua në përputhje me rregulloren belge të Shëndetësisë./UBTNews/