Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier foli me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky të enjten, dhe shprehu “solidaritet, respekt dhe mbështetje për luftën e guximshme të popullit ukrainas kundër agresorëve rusë”.
Presidentët e përshkruan bisedën si “shumë të rëndësishme” sipas presidencës gjermane. Zelensky po ashtu e ftoi kancelarin Olaf Scholz dhe Steinmeierin në Kiev.
Në prill, një diplomat ukrainas i paidentifikuar u citua të ketë thënë se presidenti gjerman nuk ishte i mirëpritur për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme të ngushta me Rusinë. Kjo më vonë u hodh poshtë nga një zyrtar tjetër ukrainas.
Steinmeier pranoi se kanë bërë gabime në politikën e jashtme gjatë periudhës sa ishte ai ministër./UBTNews/