UBT News

Stefan Weckbach, nga Porsche Taycan në krye të Mercedes-AMG

Mercedes-AMG ka njoftuar emërimin e Stefan Weckbach si CEO të ri, i cili do të marrë detyrën më 1 korrik 2026.

Ai gjithashtu do të drejtojë divizionin Top End Vehicle, i cili përfshin modelet e njohura G-Class dhe Maybach.

Weckbach ka një eksperiencë të pasur në industrinë e automobilave, duke udhëhequr më parë programin Porsche Taycan dhe duke shërbyer si drejtues i strategjisë në VW Group që nga viti 2023.

Emërimi i tij vjen pas një periudhe sfiduese për AMG, e karakterizuar nga kritikat për modelin C63 me motor katërcilindërsh dhe tërheqja e 219 automjeteve AMG One. AMG po përgatit lansimin e një motori të ri V8 dhe modeleve elektrike “emocionale”, përfshirë një super sedan të bazuar në konceptin GT XX.

CEO aktual, Michael Schiebe, do të kalojë në një rol tjetër brenda Mercedes më 1 dhjetor 2025, pasuesi i përkohshëm nuk është bërë publik.

Me rikthimin e motorëve të fuqishëm me tetë cilindra, AMG synon të forcojë pozitat kundër konkurrentëve, BMW M dhe Audi Sport. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version