Brukseli, kryeqyteti i Belgjikës dhe njëkohësisht kryeqendër europiane, është blinduar për shkak të samitit të rëndësishëm të liderëve të NATO-s. Në rrugët e këtij qyteti si dhe në afërsi të godinës së selisë qendrore të Aleancës ushtarake është vënë re prezencë e madhe policore dhe e agjentëve sekretë.
Siguria është përforcuar edhe në ambasadat përkatëse të 30 shteteve anëtare të NATO-s, që gjenden në Bruksel. E gjitha kjo është pjesë e protokollit për të mbrojtur liderët si presidenti amerikan, Joe Biden, ai turk, Rexhep Tajip Erdogan e shumë të tjerë.
Përtej natyrës serioze të këtij eventi, autoritetet lokale të kryeqytetit belg kanë vlerësuar samitin duke veshur statujën e famshme të djalit që urinon, me rroba me logo të NATO-s.