Deputetja nga radhët e LVV-së, Jeta Statovci, thotë se gjatë vitit 2022, Kosova ka qenë vendi me çmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon dhe Evropë.
Statovci shtoi se janë siguruar 400 milionë euro për sektorin e energjisë, teksa është shpenzuar deri në 15% më pak për shkak të subvencionimit të kursimit të energjisë.
“Janë siguruar 400 milionë euro për sektorin e energjisë elektrike, ku 340 milionë euro dedikohen për investime kapitale. Përmes masës së subvencionimit të kursimit të enegjisë elektrike, dhe promovimit të eficiencës së energjisë, është shpenzuar deri në 15% më pak energji elektrike në krahasim me vitin paraprak. Strategjia e Energjisë së Kosovës 2022-2031 është miratuar nga Qeveria, që qartëson qasjen afat-gjate në raport me ketë sektor jetik”, thuhet mes tjerash në shkrimin e saj.