Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer deklaroi sot nga Tirana se “Putini nuk është serioz sa i takon paqes dhe po i tërheq gjërat zvarrë”.
Në një prononcim për mediet pas pritjes nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot në Tiranë, i pyetur lidhur me agresionin rus në Ukrainë, Starmer tha se “ajo çfarë pamë dje është një tjetër provë që vërteton se Putini nuk është serioz sa i takon paqes dhe po tërheq gjërat zvarrë”.
“Është e nevojshme për rrjedhojë që ne të kemi unitet absolut me aleatët tanë dhe do ta diskutojmë edhe sot për të qenë të qartë që të ketë një armëpushim. Për të qenë të qartë gjithashtu nëse nuk veprojmë së bashku për sansksionet nuk do të ketë armëpushim”, deklaroi ai.
Starmer u shpreh se “sot është një mundësi e rëndësishme, e vërtetë, për të punuar me kolegët që të jemi të bashkuar tërësisht, presidenti Zelensky do të jetë këtu do ta diskutojmë me të”.
I pyetur lidhur si po shkojnë bisedimet lidhur me rivendosjen e Brexit, kryeministri britanik u shpreh se “në fakt keni parë dy javët e fundit një marrëveshje tregtare me Indinë me SHBA, që është shumë e rëndësishme, mendoj që do të vazhdojë. Të hënën do të ketë diçka do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për të përmirësuar jetën e njerëzve që punojnë. Kjo është shumë pozitive për të pritur edhe Samitin e të hënës”./atsh