UBT News

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do të luajë rol kryesor në sigurinë e Ukrainës

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar vizitë në një fabrikë mbrojtëse në Liverpool teksa ka zhvilluar një komunikim me punëtorët atje.

Ai thotë se siguria e vendit është prioritet në të gjithë botën.

Siguria dhe mbrojtja e vendit tonë, e Evropës dhe e Ukrainës, është absolutisht mendimi primar i botës për momentin”.

Kur u pyet për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, ai thotë se ajo që ka më shumë rëndësi është një paqe e qëndrueshme që i jep fund luftës dhe siguron që Ukraina të jetë në gjendje të marrë vendimet e veta.

Është e rëndësishme që të gjithë të fokusohen në këtë çështje. Nëse ka një marrëveshje, ne e mbrojmë atë”, tha Starmer.

Ai vazhdon se qeveria duhet të fokusohet në atë se cilat janë garancitë e mundshme të sigurisë, duke shtuar se “Mbretëria e Bashkuar do të luajë një rol udhëheqës” në këtë.

Kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara,” thotë ai me vendosmëri, pasi ato janë “të ndërthurura” me mbrojtjen dhe sigurinë.

Exit mobile version