UBT News

Stano: Nuk ka gatishmëri për vazhdim dialogu nga asnjëra palë

Dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk pritet të vazhdojë pa dakordimin e të dyja palëve për rezultate konkrete, gjë që sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano po mungon nga të dyja palët.

Ai tha se parakusht për vazhdimin e dialogut është gatishmëria e të dyja palëve për rezultate konkrete, por një gjë e tillë, sipas tij, po mungon.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, shkruan Tanjug.

“E kemi bërë të qartë se parakusht për takimin e radhës është gatishmëria e të dyja palëve për të rëndë dakord për rezultate konkrete në të mirë të qytetarëve të tyre”, ka thënë Stano.

“Konktatet e fundit të Borell dhe Lajçak me palët kanë treguar mungon gatishmëria për një gjë të tillë”, ka thënë Stano për Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të udhëtoj për në Bruksel ku do të zhvilloj takim me Josep Borell.

Exit mobile version