UBT News

Stano: BE po vazhdon përpjekjet për qetësim të situatës në veri

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka dëkuara se përfaqësuesit e tyre janë në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta parandaluar deeskalimin e situatës në veri.

Ai këto komente i bëri gjatë një konferencë për media në Bruksel.

“Këto përshkallëzime shumë të rrezikshme i shohim që nga e premtja, me përplasje, të plagosur, dhe dëmtime të pronës publike. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, shtetet anëtare evropiane, një sërë partnerësh ndërkombëtarë, i dënuan ashpër këto incidente dhe këtë dhunë, dhe bënë thirrje për deeskalim, për qetësimin e situatës, kjo është ajo që po bën BE, këtë po bën përfaqësuesi i lartë Josep Borrell. Ai ka qenë në kontakt edhe me kryeministrin Kurti, edhe me presidentin serb Vuçiq, përpjekjet janë ende në vazhdim si në terren edhe mes kryeqyteteve evropiane dhe në bashkëpunim edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha ai.

Ai shtoi se BE do të bëjmë maksimumin në kuadër të dialogut për t’i ndihmuar që të arrijnë në një zgjidhje.

“Nuk thashë se dhuna vjen nga të dyja palët. Thashë se thirrjet e përfaqësuesve më të lartë dhe përpjekjet e BE-së janë të përqendruara te të gjithë akterët dhe të dyja palët në këtë, sepse janë dy palë, është Kosova dhe Serbia të përfaqësuara nga liderët e tyre, që të kontribuojnë në de-eskalim. Dhe dialogu sigurisht nuk ka përfunduar, ne jemi shumë aktivë në të dhe aq më tepër tani në mënyrë që të përpiqemi të ndihmojmë të dyja palët për të qetësuar situatën, përsëri, kjo nuk është diçka e qartë, është rezultat i zhvillimeve për të cilat të dyja palët kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe është përgjegjësia e tyre të gjejnë rrugëdaljen, dhe ne do të bëjmë maksimumin në kuadër të dialogut për t’i ndihmuar që të arrijnë në një zgjidhje”, tha ai.

Exit mobile version