UBT News

Stafi i UBT-së përfundon me sukses javën e mobilitetit në Bratislavë

Nëntë përfaqësues nga UBT morën pjesë së fundmi në një javë mobiliteti, organizuar nga Universiteti Teknologjik Sllovak në Bratislavë (STU). Gjatë javës u zhvilluan aktivitete të shumta interesante, që kishin për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Mobiliteti filloi me një takim mirëseardhjeje, duke krijuar një atmosferë bashkëpunuese dhe entuziaste për javën. Stafi i UBT-së pati gjithashtu mundësinë të takohej me ekipin e Green Team, ku u diskutua për Formula student dhe mënyrën e organizimit të ekipit, makinës dhe detaje tjera që mund të shërbejnë si frymëzim për zhvillime të ngjashme në UBT.

Për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve akademike, u zhvillua një takim me Prof. Maroš Finka, udhëheqës i Qendrës së Ekselencës Spectra, ku u diskutuan mundësi bashkëpunimi kërkimor dhe shkëmbimi njohurish në fusha që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe planifikimin hapësinor.

Për më tepër, përfaqësuesit e UBT-së u takuan me Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare (IRO), ku u trajtuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve të studentëve dhe stafit, projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.

Java e mobilitetit u përmbyll me sukses, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në angazhimin e UBT-së për ndërkombëtarizim dhe përsosmëri akademike.

Exit mobile version