Stafi i UBT-së, i udhëhequr nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me prorektorët dhe dekanët e fakulteteve, ka vizituar familjen Thaçi për të shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Haxhi Thaçi ishte një njeri i thjeshtë, por me forcë dhe dinjitet të jashtëzakonshëm, i cili e mbajti historinë mbi supe. Ai ishte një figurë e rëndësishme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për shoqërinë, duke lënë pas një trashëgimi të vlerave dhe përkushtimit.
Në këto momente të vështira, UBT shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për familjen Thaçi, duke e kujtuar me respekt dhe nderim të thellë Haxhi Thaçin.