UBT News

Stafi i UBT-së mori pjesë në takimin punues për hartimin e planit zhvillimor komunal të Klinës për periudhën 2023/31

Përfaqësues nga Instituti për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor në UBT ishin pjesë e takimit në cilësinë e konsulentit të angazhuar nga Komuna e Klinës për hartimin e draftit për profilin e komunës dhe vlerësimin e gjendjes ekzistuese të planit zhvillimor komunal 2023/31.

Në këtë takim, nga Instituti për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor në UBT ishin: Prof. Hazer Dana, Prof. Visar Baxhuku, Prof. Medin Zeqiri dhe Medina Shalaku, ndërsa nga Komuna e Klinës, kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunal.

Kryetari Elezaj theksoi se hartimi i PZhK-së për vitet vijuese është shumë i rëndësishëm për komunën e Klinës dhe kërkoi angazhim maksimal si nga zyrtarët e komunës ashtu edhe nga operatori ekonomik i angazhuar për hartimin e planit.

UBT është duke përkrahur disa komuna të Kosovës në hartimin dhe implementimin e politikave zhvillimore për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjen e cilësisë se jetës.

Exit mobile version