UBT News

Stafi dhe studentët e Arkitekturës të UBT-së përfundojnë me sukses vizitën akademike në Gjermani

Vizita akademike e stafit dhe studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor të UBT-së në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Lübeck, Gjermani, e organizuar në kuadër të programit Erasmus+ “Blended Mobility”, është përmbyllur me sukses më 13 dhjetor 2024.

Mobiliteti njëjavor u kurorëzua me prezantimet parafinale të projekteve të përbashkëta të zhvilluara nga studentët e TH Lübeck dhe UBT-së. Komisioni vlerësues, i përbërë nga profesorët Dr. Lulzim Beqiri, Dr. Bekim Ceko, Dr. Kujtim Elezi (UBT) dhe kolegët gjermanë Prof. Michael Locher, Prof. Klaus Brendle, Prof. Kendra Busche dhe Prof. Heiner Lippe (TH Lübeck), vlerësoi lart punën e studentëve.

Komisioni dha gjithashtu rekomandime profesionale për përmirësimet e nevojshme, në përgatitje për prezantimet finale që do të mbahen në mes të janarit. Këto projekte janë pjesë e studios së përbashkët me temën “Integrimi i lumit në hapësirat publike në Prishtinë”, e cila synon të krijojë ide inovative dhe të qëndrueshme për përmirësimin e cilësisë urbane dhe mjedisore të kryeqytetit të Kosovës.

Përveç prezantimeve, gjatë vizitës janë diskutuar edhe projekte të reja bashkëpunimi që do të zhvillohen në semestrat e ardhshëm, duke thelluar partneritetin mes UBT-së dhe TH Lübeck.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm drejt avancimit profesional dhe akademik të studentëve dhe stafit, duke promovuar inovacionin dhe shkëmbimin ndërkombëtar të përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor./UBTNews/d.e.

Exit mobile version