Qeveria e Sri Lankës njoftoi të martën se do të ndalojë plastikën njëpërdorimshe pas një serie vdekjesh të elefantëve të egër dhe drerëve si pasojë e helmimit nga plastika.
Zëdhënësja e kabinetit dhe ministrja e medias, Bandula Gunawardana tha se prodhimi ose shitja e produkteve nga plastika do të ndalohet nga muaji qershor.
Kjo u propozua nga një panel i caktuar 18 muaj më parë për të studiuar ndikimin e mbetjeve plastike në mjedis dhe kafshë të egra.
Qeset plastike jo të biodegradueshme u ndaluan në vitin 2017 për shkak të shqetësimeve për përmbytjet e shpejta.
Autopsitë treguan se kafshët kanë ngordhur pasi kanë ngrënë plastikë të përzier me mbeturina ushqimore. Por prodhimi dhe shitja lokale e produkteve plastike vazhdoi.
Autoriteti kryesor i Sri Lankës për elefantët aziatikë, Jayantha Jayewardene, e mirëpriti vendimin./UBTNews/