Sri Lanka është “duke falimentuar”, tha kryeministri Ranil Wickremesinghe, ndërsa vendi vuan krizën e tij më të keqe financiare në dekada, duke lënë miliona njerëz të paaftë për të blerë ushqime, ilaçe dhe karburant.
Wickremesinghe u tha ligjvënësve se negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të ringjallur ekonominë e “kolapsuar” të vendit janë “të vështira”, sepse kombi i Azisë Jugore prej 22 milionë banorësh ka hyrë në bisedime si një vend i falimentuar dhe jo si një vend në zhvillim.
“Ne po marrim pjesë tani në negociata si një vend i falimentuar. Prandaj, ne duhet të përballemi me një situatë më të vështirë dhe më të ndërlikuar se negociatat e mëparshme”, tha ai në parlament.
“Për shkak të gjendjes së falimentimit në të cilën ndodhet vendi ynë, ne duhet t’i paraqesim një plan për qëndrueshmërinë e borxhit tonë (FMN-së) veçmas”, shtoi ai.
Sri Lanka është në mes të krizës së saj më të keqe financiare në shtatë dekada, pasi rezervat e saj valutore ranë në nivele rekord, me dollarët që po mbarojnë për të paguar importet thelbësore, përfshirë ushqimin, ilaçet dhe karburantin./UBTNews/