UBT News

Squid Game ndodh në të vërtetë në Abu Dhabi!

Squid Game, një shfaqje për një grup qytetarësh të ngarkuar me borxhe, të cilët marrin pjesë në një shfaqje lojërash vrastare, është bërë shfaqja më e përfolur e momentit, transmeton UBT News.

Tani, Qendra Kulturore Koreane në Emiratet e Bashkuara Arabe, më konkretisht në Abu Dabi, po organizon një ngjarje me temë “Squid Game”, ku garuesit mund të marrin pjesë në një seri lojërash të fëmijëve Koreanë të frymëzuar nga shfaqja.

Megjithëse nuk do të ketë asnjë vrasje ose një çmim prej 38 milionë dollarësh, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për të fituar një kostum të njejtë me ata të veshur nga personazhet në shfaqje.

Eventi ka filluar më 12 tetor ku lojërat zhvilloheshin në seanca dy-orëshe. Për të aplikuar, aplikantët duhet të plotësojnë një formular që përmban tre pyetje që lidhen me serinë./UBTNews/

Exit mobile version