UBT News

Spotify po i rrit çmimet

Spotify është shërbimi më i fundit i transmetimit që po i rrit çmimet.

Duke filluar nga e hëna, abonentët e rinj do të paguajnë një dollarë më shumë në muaj për planin premium pa reklama, duke u rritur në 10,99 dollarë në muaj. Klientëve aktualë u jepet një “periudhë mospagimi njëmujore para se çmimi i ri të hyjë në fuqi”, njoftoi Spotify.

Nivelet e tjera të Spotify, si planet e tij familjare dhe studentore, po përfitojnë një rritje prej një dollarë në muaj.

Kostoja mujore e Duo, që ua mundëson dy personave të ndajnë një plan premium, po rritet me dy dollarë, në 14,99 dollarë.

Rritjet e çmimeve për abonentët kanë hyrë në fuqi te disa vende, sikurse Shtetet e Bashkuara, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi./UBTNews/

Exit mobile version