UBT News

Spotify me plane për ta ndalur dezinformimin

Platforma Spotify po punon për të shtuar paralajmërime këshilluese në çdo podcast në platformën e tij ku flitet për COVID-19.

Themeluesi Daniel Ek tha se paralajmërimi i ri do t’i drejtojë përdoruesit drejt fakteve ndaj koronavirusit. Ky hap vjen pas kritikave ndaj Joe Rogan, një prezantues i podkastit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka intervistuar skeptikët ndaj vaksinave.

Platforma publikoi gjithashtu rregulla ekzistuese që ndalojnë kontribuesit e gjigantit të transmetimit të ndajnë informacione të rreme që mund të shkaktojnë dëm.

Në një postim në uebsajtin e Spotify, Ek shkroi se ‘është e qartë se e kemi obligim të bëjmë më shumë për të siguruar balancë dhe qasje në informacionin e pranuar gjerësisht nga komunitetet mjekësore dhe shkencore që na udhëheqin në këtë kohë të paprecedentë’./UBTNews

Exit mobile version