Gjiganti suedez, Spotify raportoi se deri në fund të muajit mars ka 515 milionë përdorues aktivë mujor duke tejkaluar edhe pritshmëritë, por humbja operative e kompanisë është thelluar. Gjithashtu kompania njoftoi se numri i abonentëve që paguajnë u rrit në 210 milionë.
Analistët e pyetur nga Factset pritën që totali i përdoruesve aktivë mujor të Spotify të arrijë në rreth 501 milionë dhe numri i abonentëve që paguajnë të arrijë në 207 milionë.
Spotify ka investuar më shumë se 1 miliard euro në podcast gjatë viteve të fundit./UBTNews/