Spotify (SPOT) njoftoi të hënën se do të shkurtojë 6% të fuqisë punëtore globale për të reduktuar kostot, duke iu bashkuar kompanive të teknologjisë, përfshirë këtu edhe Amazon (AMZN) dhe Microsoft (MSFT) në uljen e numrit të punonjësve ndërsa ekonomia globale ngadalësohet.
Në një letër drejtuar punonjësve që u publikua në faqen e kompanisë, kryeshefi ekzekutiv, Daniel Ek mori përgjegjësinë e plotë lidhur me shkurtimet e vendeve të punës, të cilat sipas tij janë “të nevojshme”.
Kjo kompani kishte 9 mijë e 800 punonjës deri në muajin shtator./UBTNews/