UBT News

Spotify do të largojë nga puna rreth 1 mijë e 500 punonjës

Gjiganti Spotify njoftoi të hënën se do të largojë nga puna 1 mijë e 500 punëtorë apo 17% të fuqisë punëtore. Ky vendim erdhi për të ulur kostot. Kjo është hera e tretë që Spotify merr vendim për të shkurtuar fuqinë punëtore brenda një viti, pas largimit të 600 punonjësve në muajin janar dhe 200 të tjerëve në muajin qershor.

Edhe disa kompani të tjera të njohura të teknologjisë morën vendim për të ulur fuqinë punëtore, sikurse Amazon dhe LinkedIn.

Në një letër drejtuar punonjësve, kryeshefi ekzekutiv i Spotify, Daniel Ek tha se kompania punësoi më shumë punëtorë në vitin 2020 dhe në vitin 2021 për shkak të kostos më të ulët të kapitalit.

Spotify investoi më shumë se 1 miliard dollarë për të ndërtuar biznesin e saj të podcast-it, regjistroi personazhe të famshme sikurse Kim Kardashian, Princi Harry dhe Meghan Markle dhe zgjeroi praninë e tij në treg në shumicën e vendeve të botës në përpjekje për të arritur 1 miliard përdorues deri në vitin 2030.

Aktualisht ka 601 milionë përdorues, nga 345 milionë në fund të vitit 2020./UBTNews/

Exit mobile version