UBT News

Spitali përfshihet nga vërshimet, vdesin 17 pacientë

Së paku 17 pacientë vdiqën, pasi reshjet e dendura shkaktuan vërshime në një spital në pjesën qendrore të Meksikës, thanë zyrtarët.

Ata thanë se një lumë doli nga shtrati dhe uji më pas shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në spitalin e qytezës Tula.

Disa nga viktimat ishin pacientë me Covid-19, të cilët po trajtoheshin me oksigjenoterapi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit evakuuan rreth 40 pacientë, ndërsa një barkë me të cilën po lundronte guvernatori i rajonit u përmbyt në lumë. Guvernatori më vonë tha se është i sigurt.

Më shumë se 30 mijë njerëz në pjesë të ndryshme të rajonit qendror u prekën nga vërshimet.

Exit mobile version