UBT News

Spitali i Vushtrrisë s’do të jetë më spital COVID

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi sot se pas vlerësimeve të bëra, spitali i Vushtrrisë do t’i kthehet punës normale, si dhe pacientët e shtrirë si të konfirmuar dhe të dyshuar me Covid, transportohen brenda 3 dite, gradualisht në Klinikën Infektive në QKUK.

“Ndërsa komiteti tashmë pas vlersimeve të veta profesionale konstaton se bazuar në situatën aktuale, Spitali i Vushtrrisë duhet t’i kthehet punës normale, pacientët e shtrirë si të konfirmuar dhe të dyshuar me Covid, transportohen brenda 3 dite, gradualisht në Klinikën Infektive në QKUK. Transporti i pacientëve nga Spitali i Vushtrrisë fillon nga dita e sotme. Po ashtu janë bërë edhe përgatitjet e nevojshme për rifillim të punës në ambulancat specialistike në ShSKUK.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version