UBT News

Spitali i Vushtrrisë funksionalizon shërbimet ambulatore për sëmundjet e brendshme dhe të zemrës

Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka marrë vendim për funksionalizim dhe ri-organizim të shërbimeve ambulantore për sëmundjet e brendshme dhe të zemrës.

Spitali ka publikuar edhe orarin e ri të shërbimeve ambullantore: 1. Interno – pesë (5) ditë pune, prej orës 08:00 deri në ora 10:00.2. Kardiologji – pesë (5) ditë pune, prej orës 08:00 deri në ora 10:00.3. Endokrinologji – katër (4) ditë pune, prej orës 08:00 deri në ora 10:00.4. Reumatologji – pesë (5) ditë pune, prej orës 11:00 deri në ora 14:00.5. Pulmologji – katër (4) ditë pune, prej orës 11:00 dri në ora 14:00.6. Gastroenterologji – pesë (5) ditë pune, prej orës 11:00 deri në ora 14:00.

Puna dhe orari i shërbimeve diagnostike është caktuar si në vijim;1. Shërbimi gastroenterologjik (gastroskopi, kollonoskopi, etj) – pesë (5) ditë pune, prej orës 08: deri në ora 10:00.2.

Kabineti kardiologjik (zemrës) Echo, ergometri, etj – pesë (5) ditë punë, prej orës 11:00-14:00.

Pacientët të cilët kanë nevojë të marrin shërbime sipas orarit të caktuar për çdo parregullsi mund të paraqesin ankesat e tyre në kutitë e ankesave.

Exit mobile version