UBT News

Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen

Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen, ndonëse po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli, në mbledhjen e sotme të komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan janë regjistruar 2 mijë e 684 raste pozitive me COVID-19, 2 mijë e 222 të shëruar, 386 raste aktive, 76 të vdekur, kurse mostra në pritje janë 134./UBTNews

Exit mobile version