UBT News

Spitali i Bangladeshit shpallet ndërtesa e re më e mirë në botë

Një spital në Bangladesh i cili gjendet në një zonë të cenueshme ndaj rritjes së nivelit të detit, është shpallur ndërtesa e re më e mirë në botë, përcjell UBT News.

‘Friendship Hospital’ në Satkhira, një distrikt i prirur ndaj cikloneve në jug të vendit, u shpall fitues i çmimit prestigjioz ndërkombëtar RIBA të vitit 2021, me arkitektët e vlerësuar për vendosjen e “kujdesit dhe humanizmit në qendër të dizajnit të tij”.


I ndërtuar nga tulla të prodhuara në vend, spitali ka 80 shtretër, dhe gjendet në mes të shumë oborreve me vendkalime të qeta dhe me hije.

Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA), i cili organizon çmimin, vlerësoi dizajnin e spitalit për përzierjen me fshatin, duke e cilësuar spitalin edhe tërheqës për vizitorët, pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor.

I projektuar nga arkitekti Kashef Chowdhury dhe firma e tij me bazë në Dhaka, Urbana, spitali u porosit nga OJQ-ja e zhvillimit të qëndrueshëm, ‘Friendship’. Ai e përshkroi vendimin e jurisë për të nderuar një projekt nga “periferia globale” si një “moment jashtëzakonisht të rëndësishëm”.

I mbajtur çdo dy vjet, çmimi nderon ndërtesat ose strukturat që “dëshmojnë përsosmëri të projektimit dhe ndikim social”. /UBTNews/

Exit mobile version