UBT News

“Spitali Al-Shifa është një burg i madh”

Derisa Izraeli po vazhdon bastisjen e spitalit al-Shifa, drejtori i spitalit tha se kompleksi mjekësor është shndërruar në një “burg të madh” dhe në “varr masiv” për të gjithë ata që janë brenda.

Muhammed Abu Salmiya tha se në spital ndodhen 7 mijë njerëz dhe stafi është ende duke i ndihmuar pacientët.

“Ne kemi mbetur pa asgjë – pa energji, pa ushqim, pa ujë. Çdo minutë që kalon, ne po humbasim një jetë. Gjatë natës, ne humbëm 22 persona, dhe gjatë tri ditëve të fundit, spitali është mbajtur nën rrethim”, tha Salmiya.

Salmiya tha se u kanë bërë thirrje forcave izraelite që të largohen nga spitali, por thirrjet janë refuzuar./UBTNews/

Exit mobile version