UBT News

“Spitali Al-Shifa duhet të mbrohet”

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza paralajmëroi se Izraeli “po përgatit diçka të keqe” për spitalin Al-Shifa. Deklaratat e tij erdhën pas një sulmi në çatinë e spitalit.

Zëdhënësi tha se spitali nuk mund të evakuohet, kjo për shkak se aty ndodhen mijëra persona të plagosur, pacientë me dializë dhe të porsalindur në njësi të kujdesit intensiv.

“Pushtimi shkon përtej të gjitha vijave të kuqe. Është përgjegjësi e OKB-së, OBSH-së, Kryqit të Kuq dhe të tjerëve të mbrojnë kompleksin mjekësor Al-Shifra dhe ata duhet të adaptojnë procedura për ta bërë këtë. Nëse spitali është jashtë shërbimit, nuk do të ketë kujdes mjekësor për pacientët apo të plagosurit. Ky është paralajmërim se spitali duhet të mbrohet nga e gjithë bota”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version