UBT News

“Spitalet nuk janë fushëbeteja”

Martin Griffiths, shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, reagoi pas raportimeve mbi atë që po ndodh në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës.

“Jam i tronditur nga raportimet për bastisjet ushtarake në spitalin Al-Shifa në Gaza. Mbrojtja e të porsalindurve, pacientëve, stafit mjekësor dhe të gjithë civilëve duhet të anashkalojë të gjitha shqetësimet e tjera. Spitalet nuk janë fushëbeteja”, shkroi ai në X.

Mëngjesin e të mërkurës, ushtria izraelite nisi një operacion ushtarak në disa pjesë të kompleksit Al-Shifa./UBTNews/

Exit mobile version