Spitalet në Gaza janë të mbingarkuara dhe po përballen me mungesë barnash, furnizime mjekësore dhe energji elektrike, paralajmëroi të mërkurën organizata humanitare Médecins Sans Frontières (Mjekët pa Kufij).
Izraeli e ka rritur ofensivën ajrore në Gaza pas sulmit të Hamasit gjatë fundjavës, duke lënë qindra mijëra persona të zhvendosur, shumë prej të cilëve po përballen me mungesë ushqimi dhe energjie elektrike.
Në një deklaratë, Avril Benoit, drejtoreshë ekzekutive, tha se agjencia humanitare – e njohur edhe si Mjekët pa Kufij (MSF), po përballet me mungesë uji, elektricitet dhe derivate, dhe kryesisht po mbështeten në gjeneratorë.
“Disa spitale kanë derivate vetëm për katër ditë”, deklaroi ajo.
Një klinikë në qytetin e Gazës u dëmtua pak si pasojë e shpërthimit të së hënës, por ende është funksional, shtoi ajo. Një infermiere dhe një shofer ambulance janë vrarë gjatë sulmeve dhe disa të tjerë janë plagosur.
Numri i viktimave si pasojë e sulmit në Gazë ka shkuar në 950 kurse 5 mijë persona janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në Izrael, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza të mërkurën./UBTNews/