Kirurgu britaniko-palestinez, Ghasan Abu Sitta, tha se spitali ku ai aktualisht po punon në Gaza është shndërruar në kamp refugjatësh.
“Njerëzit janë të frikësuar dhe ata po i sjellin familjet e tyre për të qëndruar në spital sepse konsiderohet si vend i sigurt”, deklaroi ai.
Kirurgu tha se ka fluks të vazhdueshëm të personave të plagosur, porse spitali i tij, Shifa, është tashmë i stërmbushur – si shumica e spitaleve të tjera në Gaza.
“Gaza ka diku 2 mijë e 200 ose 2 mijë e 500 shtretër dhe ne aktualisht i kemi 4 mijë e 500 të plagosur”, deklaroi Abu Sitta./UBTNews/