UBT News

Spekulime për martesën e Dua Lipës në Palermo

Edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe nuk është konfirmuar asnjë datë, në Palermo po qarkullojnë zëra të fortë se këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mund të martohet pikërisht në këtë qytet.

Spekulimet nisën në fillim të vitit, kur mediat italiane raportuan se artistja ishte parë në një restorant në një takim të gjatë me Alessandra Grillo, një nga organizatoret më të njohura të dasmave në Itali. Kjo mjaftoi që të nxisë dyshime për një event të mundshëm të madh. Më pas, u përfol se Villa Igiea, një nga hotelet më luksoze dhe historike të Palermos, është rezervuar për këtë rast. Ky vend prestigjioz, i njohur për organizimin e eventeve të rëndësishme dhe dasmave elitare, e ka shtuar edhe më shumë besueshmërinë e këtyre zërave.

Lidhja e Dua Lipës me Palermon nuk është e rastësishme. Në verën e vitit 2025, ajo vizitoi qytetin së bashku me partnerin e saj, aktorin britanik Callum Turner. Çifti qëndroi pikërisht në Villa Igiea dhe vizitoi disa nga monumentet më të njohura, ndërsa këngëtarja ndau edhe fotografi në rrjetet sociale, të shoqëruara me mbishkrimin “Palermo në zemrën time”.

Dua Lipa dhe Callum Turner janë në një lidhje që nga viti 2024 dhe e bënë publike në vitin 2025. Turner, ndërkohë, konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për rolin e ardhshëm të James Bond, duke e bërë çiftin edhe më të përfolur në mediat ndërkombëtare.

Exit mobile version