UBT News

Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli si dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vendimi është marrë më 26 maj, teksa është publikuar sot.

Me këtë rast, gjyqtari francez i procedurës paraprake ka urdhëruar që mbrojtja të dërgojë parashtresat e saja në lidhje me shqyrtimin tjetër të paraburgimit deri më 29 qershor. Ndërkaq, Prokurorisë i është dhënë afat që këtë ta bëjë deri më 6 korrik.

Ndryshe, me këtë vendim gjyqtari paraprak ka injoruar garancat e Policisë dhe shteteve të treta (në rastin e Thaçit) për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së.

Exit mobile version