Dy ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, iu është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale.
Vendimi është marrë nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, për dy ish-krerët shtetërorë.
Ndonëse Paneli ka thënë se se Thaçi e Veseli nuk ka prova të mjaftueshme se mund t’i ikin drejtësisë, ekziston rreziku që ata ta pengojnë atë.
Në parashtresën e publikuar thuhet se mbrojtja ka mundësi ta apelojë vendimin jo më larg sesa 4 janari i vitit të ardhshëm.