Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka bërë të ditur se në zyret e kësaj organizate janë sjellë pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale.
Kliniaku tha se pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale ju janë dorëzuar sot avokatëve të kryetarit të OVL-UÇK’së, Hysni Gucati.
Zyra e Prokurorit të Specilizuar ua dorëzoi pajisjet në Fushë Kosovë.
“Avokatët e z.Hysni Gucati, sapo i sollën në zyret e OVL UÇK-së paisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale, të cilat iu dorëzuan atyre pak më herët në Fushë Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në postimin e Klinakut.