Gjykata Speciale e ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Një nga arsyet që përmenden në dokumentin e publikuar nga Specialja më 29 nëntor, thuhet se ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara, njofton Klankosova.tv.
Specialja i rendit edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut, në verën e kaluar dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.
Në dokument jepen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit.
“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokument.
Po ashtu si arsye e refuzimit jepet edhe ndikimi i ish-anëtarëve të Shërbimit Informativ të Kosovës mbi Policinë e Kosovës.