Dhomat e Specializuara në Hagë kanë refuzuar kërkesën për lirim me kusht të Salih Mustafës. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara ku ndër arsyet e refuzimit përmendet se “pozicioni i Mustafës brenda aparatit të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, që i siguron atij qasje në informacione dhe burime që do lehtësojnë çdo përpjekje për të ikur; pengojnë procedurat përmes ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë, ose të kryejë krime të mëtejshme”.
Sipas këtij vendimi, Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë në paraburgim. Mustafa u arrestua më 24 shtator./UBTNews