UBT News

Specialja me operacione në Prishtinë, edhe në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Zyrtarë të Gjykatës Speciale janë parë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e Prokurit të Specializuar, ku bëhet e ditur se aksionet e ZPS-së po mbështeten edhe nga Policia e Kosovës.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, njofton Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Krasniqi ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së./UBTNews

Exit mobile version