Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se po kryhen operacione në Kosovë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.
Sot janë duke u bastisur shtëpia e ish-presidentit Hashim Thaçi, ajo e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si dhe shtëpia e deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor./UBTNews