UBT News

Specialja ia konfirmoi aktakuzën edhe Rexhep Selimit, sot shkon në Hagë

Gjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën edhe shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Lajmin e ka konfirmuar vetë Selimi përmes një shkrimi në Facebook, ku u bë e ditur se sot do të udhëtojë për në Hagë.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së theksoi se po shkon me kokn lart dhe kurdo që të kthehet do të kthehet me kokën lart.

“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës!Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, shkroi Selimi në Facebook.

Pak para nisjes në Hagë ai ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit./UBTNews

Exit mobile version