UBT News

​Specialja fton ish-ambasadorin Gjergj Dedaj për intervistim në cilësinë e dëshmitarit

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka njoftuar se Gjykata Speciale në Hagë e ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Ai përmes Facebook-ut ka bërë të ditur se sot (e hënë) do të udhëtojë për në Hagë.

“Sot udhëtoj për Hagë! Jam ftuar si dëshmitar në Hagë! Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire”, ka shkruar Dedaj.

Exit mobile version