Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka bërë të ditur se edhe një pjesëtar tjetër i UÇK-së, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Ai në një postim në Facebook shkruan se bëhet fjalë për Nazif Musliun, i cili është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
Postimi i plotë:
Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nazif Musliu, në cilësinë e të dyshuarit, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Nazifi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm!