Të mërkurën specializantët kanë protestuar sërish para Ministrisë së Shëndetësisë. Për të dytën ditë ata protestuan për mospagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të Pagave si dhe mospagesën e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.
Arianit Zajmi nga këshilli organizativ, ka paralajmëruar radiaklizim të masave nëse nuk merren parasysh kërkesat.
Ky grup i specializantëve do të protestojë edhe të enjten e të premten para MSh-së.