Grup i specializantëve vazhdon edhe sot protestën për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit.
Kjo është dita e katërt që mantelbardhët protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë.
Të enjten ata bllokuan hyrjen e kësaj ndërtese.