UBT News

Spanjë: Të mbijetuarit e helmimit masiv kërcënojnë me vetëvrasje nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen

Të mbijetuarit e helmimit masiv me ushqim të vitit 1981 në Spanjë, kanë mbajtur një protestë para galerisë së njohur të artit “El Prado” në Madrid, transmeton UBT News.

Aktivistët e organizatës “Seguimos Viviendo (“Ne Jemi Ende Gjallë”) u panë para muzeut këtë të martë.

Shoqata reprezanton viktimat e helmimit nga vaji kanola para katër dekadave që kishte prekur qindra qytetarë spanjoll.

Anëtarët e shoqatës kanë kërcënuar të bëjnë vetëvrasje nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Shoqata gjithashtu ka kërkuar një takim me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, si dhe fonde shtesë qeveritare për të mbuluar shpenzimet mjekësore për viktimat e mbijetuara, përcjell UBT News.

Kjo protestë ndodhi 40 vjet pasi Spanja u zotua se do të mbështeste viktimat e helmimit.

Qindra qytetarë kanë vuajtur nga sëmundjet e mushkërive dhe nga gjendje tjera shëndetësore të cilat janë të pa shëruara, pas helmimit më 1981.

Vlerësimet e vdekjeve të lidhura me helmimin variojnë nga 800 në 5,000./UBTNews/

Exit mobile version