Rreth 65 emigrantë, kryesisht sudanezë, do të ndiqen penalisht në Marok për pjesëmarrje në një përpjekje vdekjeprurëse për të hyrë me forcë në enklavën spanjolle të Melilla nga Maroku javën e kaluar, sipas një avokati mbrojtës.
Ndërkohë, kryeministri spanjoll e ka dënuar tentativën e kalimit në të cilën humbën jetën të paktën 23 persona si “sulm në kufijtë e Spanjës”.
Pedro Sánchez u nda i kënaqur me reagimin e policisë marokene dhe spanjolle se si i zmbrapsën emigrantët.
“Ne duhet të kujtojmë se shumë nga këta emigrantë sulmuan kufijtë e Spanjës me sëpata dhe grepa”, tha ai për Associated Press.
Videot dhe fotot e postuara në mediat sociale me gjasë shfaqin pasojat e sulmit. Policia marokene qëndron mbi dhjetëra emigrantë, disa prej të cilëve janë të plagosur./UBTNews/